Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas sulmit që iu bë Sali Berishës nga një qytetar. OSBE shkruan se “jemi të trishtuar për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë”. Ndërkohë, përgëzon dhe Shqipërinë për Samitin.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, shprehet OSBE.

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID-19 NË VEND/ MSH: ASNJË HUMBJE JETE DHE 42 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërSTUDIUESIT FOTOGRAFOJNË NJË KANDIL DETI TË RRALLË NË THELLËSI TË PAQËSORIT