Kryesuesi i misionit të OSBE-së dhe njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë Miroslav Lajçák ka reaguar pas situatës politike të krijuar në Shqipëri,
ku Presidenti Meta vendosi që të anulonte datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit duke i shtyrë pa afat deri në gjetjen e një kompromisi mes palëve.
Lajçák bën thirrje për respektim të Kushtetutës, ndërsa shton që qytetarët duhet të votojnë brenda afatit ligjor.