“Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të vonojë drejtësinë”.

Kështu deklaroi zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE, Robert Wilton, i cili theksoi se gjykatave iu duhen akorduar burimet e nevojshme që të përmbushin detyrat në mënyrë efikase, që rikthen besimin dhe pritshmërinë e qytetarëve tek institucionet. Deklaratën Wilton e bëri gjatë prezantimit të raportit të OSBE mbi “Monitorimin e Gjykimeve Administrative në 2015, në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe në Gjykatën Administrative të Apelit”.

Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE komunikoi gjetjet e këtij raporti. “Në lidhje me kohëzgjatjen e gjykimeve, Prezenca konstatoi faktin pozitiv se shqyrtimi i çështjeve nga gjykatat e shkallës së parë është relativisht i shpejtë. Nga ana tjetër, për shumicën e gjykatave administrative të shkallës së parë, infrastruktura që duhet të mundësojë akses të efektshëm në gjykata rezultoi e pamjaftueshme. Në lidhje me të vetmen Gjykatë Administrative Apeli në vend, monitorimi tregoi se kuadri ligjor nuk e ndihmon ngarkesën e punës së që ka aktualisht kjo Gjykatë”. Kryetari i Gjykatës Administrative të shkallës së parë në Tiranë, Eriol Roshi, tha se viti 2015 shënoi një normalizim të punës në gjykatë. Roshi: 98 % e seancave në gjykatën administrative Tiranë regjistrohen audio. Ndërsa kryeinspektorja e Inspektoriatit të KLD, Marsida Xhaferllari, u shpreh se “jemi në moment kyç për sektorin e drejtësisë, me reformën në drejtësi. Nuk ka asnjë dilemë se niveli i infrastrukturës prek cilësinë e gjykimeve administrative”.

Artikulli paraprakSHKODËR FINALIZOHET OPERACIONI “APPLE”
Artikulli tjetërLEGALIZIMET – RAMA: KONISPOLI SHEMBULL PËR TË GJITHË ATA QË BËJNË ZHURMË PËR MINORITETIN