Prezenca e OSBE në Shqipëri ka hapur një debat në vendin tonë lidhur me drejtësinë tranzitore mbi të kaluarën komuniste. Cailean (Kailin Meklin), shef i departamentit për të drejtat e njeriut të OSBE në Shqipëri në një takim në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” tha se studimet akademike shqiptare mbi të kaluarën komuniste kanë informacion të kufizuar ndërsa u shpreh se qeveria duhet të luaj rolin e saj në mënyrë që brezat e ri të jenë të ndërgjegjësuar dhe të informuar saktësisht mbi komunizmin pa e shtrembëruar historinë.
Rektorja e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Suzana Golemi u shpreh se më shumë se kurrë në ditët që jetojmë Shqipëria ka nevojë që të përballet me të kaluarën e saj.
Lidhur me drejtësinë tranzitore për të kaluarën komuniste në fakultetin e shkencave sociale në universitetin e Tiranës për herë të parë këtë vit hapet një master shkencor, kjo edhe me mbështetjen e OSBE. Ky debat mbi të kaluarën komuniste i nxitur nga OSBE po zhvillohet edhe në gjitha universitetet e tjera shqiptare.