“REPORTING ALBANIA”, SYNON RAPORTIMIN E PROBLEMEVE QË LIDHIN ME QYTETARËT. Prezenca e OSBE në Shqipëri ka zhvilluar një takim me studentët e degës së gazetarisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”. I pranishem ishte edhe Vojislav Raoniç, drejtor i zyres se shtypit te OSBE ne Tirane.

Të ftuar në këtë bashkëbisedim ishin edhe disa gazetar të njohur në vend si Fatos Baxhaku apo Rezerta Delisula të cilët prezentuan edhe një projekt të OSBE lidhur me reportazhe nga vende të ndryshme të Shqipërisë i titulluar “Reporting Albania”. Në prag të fushatës elektorale Baxhaku jep edhe këshillat e tij për mediat në përgjithësi. Idea e këtij projekti të prezantuar nga OSBE ka të bëjë me raportimin edhe të problemeve sociale, apo çështjeve që lidhen direkt me qytetarët dhe që shpesh herë kalojnë pa u vënë re si shkak i fokusimit mediatik tek ngjarjet politike.

Artikulli paraprakKOMUNA BUSHAT, AKUZA NDAJ POLICISË
Artikulli tjetërTRUPI I SHËN GJON BOSKOS NË SHKODËR