Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bërë me dije se protestat do të jenë të pandalshme dhe se demokratët nuk do të pengohen nga askush.
Më tej bëri me dije se opozita është futur në një betejë e cila sipas tij nuk ka ndërmend të tërhiqet.
“Sikur të gjithë ushtritë e botës të jenë këtu Tirana është e qytetarëve dhe ata do thonë fjalën e tyre. Harrojeni se kush mund ti pengojë. Ne do bëjmë gjithçka që t’i dëshmojmë Europës që ky vend ka një opozitë të fuqishme. Janë të mirëseardhur që të gjithë, por beteja vazhdon. Ishte 40 gradë në korrik. Më thanë është shi data 12. Breshër le të bjerë. Patëm fat, nuk ra. Kjo është betejë. Ose shuhet PD, ose fiton pluralizmi”, ka thënë ndër të tjera Berisha