Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike ka vendosur të shkurtojë afatet e kontratave në rastet e përditësimit.

Tashmë një kontratë familjare mund të ndryshet brenda ditës. Këtë e bën të ditur specialistja e OSHEE Ela Karroji. Pensionistët për të përfituar subvencionin e energjisë elektrike kontratën e OSHEE duhet që ta kenë në emrin e tyre. Për bizneset që duan të përditësojnë një kontratë me OSHEE përpos dokumentacionit afati është shkurtuar deri në 60 ditë dhe jo brenda ditës si për abonentët familjar. Këto ndryshime OSHEE i ka bërë për të krijuar një klimë më lehtësuese dhe më efiçente qoftë për qytetarët por edhe kryesisht për bizneset për të mos i penalizuar ata me afatet e mëparshme që ishin më të gjata në kohë.

Artikulli paraprakPUNONJËSI I GARDËS 29 VJEÇAR VRET GRUAN
Artikulli tjetërEMERGJENCAT CIVILE ZHBLLOKOJNË QAFË THOREN NGA BORA