thekson se po ndjek me vëmendje regjimin e furnizimit me energji elektrike bazuar mbi planin e masave të Shtabit Qendror të Gatishmërisë.
Ndërsa Plani i Masave për gatishmërinë e festave të fundvitit 2017, synon të sigurojë furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatoreve. Baza materiale, mjetet e transportit, grupet e gatishmërisë, janë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit të furnizimit me energji elektrike, në të gjithë territorin, për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për zgjidhjen e avarive, të rrjetit shpërndarës që furnizon spitalet, hidrovorët, objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj, si dhe të gjithë konsumatoret, deri tek më i fundit.
Gjithashtu, për të gjithë territorin qëndron në funksion numri unik call center Call Center i 042274141.
Plani i Masave:
• Grupe gatishmërie pranë fidrave të rëndësishëm, që furnizojnë hidrovoret, spitalet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë;
• Personel perforcues pranë rrjetit dhe kabinave, për ta kthyer menjehere ne gadishmeri teknike ne rast avarie;
• Ekipe të terrenit për të shërbyer sa me shpejt per likuidimin e avarive;
• Bazë materiale të emergjencës për te garantuar likuidimin e avarive;
• Mbajtja në gatishmëri e mjeteve të transportit, makinave teknologjike dhe aparate portative.
Numrat e Kontaktit Numri unik Call Center 042274141
Rajoni Shkodër Shkodra, Kopliku, Puka dhe Lezha 022 801 023
022 801 024
022 801 025
022 801 026
022 801 028