OSHEE bën të ditur se të gjithë fiderat në të gjithë Shqipërinë kanë qënë në punë gjatë ditëve të festave përveç një problemi të shkaktuar nga një kabinë private.

Në gatishmëri kanë qënë 1800 punonjës në të 11 drejtoritë rajonale të OSHEE dhe kanë qënë në punë të gjithë fidrat që furnizojnë spitalet, hidrdovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët. Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike bën të ditur se plani i masave organizative bëri të mundur reagimin e shpejtë të OSHEE për çdo avari të mundshme në mbarë vendin. Në këtë mënyrë 1800 punonjësit që kanë qëndruar të gatshëm në terren ia kanë dalë që jo vetëm të monitorojnë situatën përgjatë 24 orëve në natën e ndërrimit të viteve por edhe gjatë ditës së 1 janarit por edhe të sigurojnë energji elektrike pa ndërprerje. Sa i përket Shkodrës nga sa bëhet e ditur defektet kanë qenë shumë të pakte. Dy raste në të cilat ka patur ndërprerje të energjisë elektrike kanë ardhur si shkak i dëmeve nga fishekzjarret e hedhura nga qytetarë të ndryshëm. Burime pranë OSHEE bëjnë me dije se një dëm në kabllo elektrik ka patur në zonën e ish-artistikes rreth orës 1 në orët e para të vitit të ri 2017 dhe menjëherë është ndërhyrë nga grupet e terrenit duke normalizuar situatën dhe duke rikthyer energjinë elektrike atje. I njëjti problem, një kabull është dëmtuar nga fishekzjarret në zonën industriale por punonjësit e OSHEE kanë bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike në një kohë të shkurtër. Më përpara OSHEE kishte publikuar edhe hartën e grupeve të gatshme dhe numrat e telefonit sipas rajoneve duke bërë që qytetarët të kishin pak probleme me energjinë elektrike.

Artikulli paraprakMURIQAN, U SHTUA FLUKSI NË DY DITËT E FUNDIT
Artikulli tjetërZJARR NË NJË BANESË, SHPËTOJNË FAMILJARËT