OSHEE po kryen aktualisht një aksion të përqëndruar ne rrethinat e Lezhes dhe Shkodrës. Deri me tani mesohet se jane shoqeruar ne polici 18 persona per vjedhje te energisë elektrike.
Mes tyre, dy punonjës të OSHEE, Vital Marku dhe Zef Marku, nga Lezha janë arrestuar për abuzim me detyrën. Aksioni po kryhet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në zonat Rrilë, Balldre, Zejmen dhe Gjadër. Momentalisht grupet e OSHEE janë në Zejmen, ku rezulton se dy abonentë janë nën procedim nga policia per shkelje te ligjit. Aksioni po vijon edhe në Shkodër.