HALLUNI: ABONENTËT TË PAGUAJNË ENERGJINË, NUK KA TOLERIME. Ne rrethin e Shkodrës aksionet e OSHE-se me mbështetjen e forcave te rendit kundër abuzuesve me energjinë elektrike po zhvillohen edhe gjate orëve te mbrëmjes pasi janë me te dukshme rastet e rilidhjes se energjisë elektrike nga ana e debitorëve qe me pare u eshte nderprere energjia.
Vetëm gjate mbrëmjes se djeshme siç bene te ditur policia e Shkodrës eshte vene ne pranga nje 47 vjecar banues ne lagjen ‘Kongresi i Përmetit” si dhe janë shpallur ne kermim 5 persona te tjere te gjithe banues ne qytetin e Shkodrës me akuzen e rilidhjes se energjisë elektrike pas ndërprerjes për shkak te debive ndaj OSHE-se. Qe nga fillimi i operacioneve kunder vjedhjes dhe mos pagese se energjisë, ne qarkun e Shkodres, jane ndaluar nga forcat rendit mbi 130 persona, pjesa me e madhe te cileve pronare te bizneseve te vogla me lidhje te dyta te energjisë, ndërkohe qe ka nisur procedimi penal dhe janë shpallur ne kerkim rreth 50 te tjere me akuzën e vjedhjes se energjise. Ndërkohe OSHEE I ben apel te gjithë abonentëve te cilet kane debi qe te shpejtojne prane zyrave te oshee, per te perfituar nga lehtësira prej 80 % e vleres se debise duke nënshkruar edhe akt marreveshjet me OSHEE te cilat janë favorizuese.