Reshjet intensive të shiut mbrëmjen e së martës, por edhe era e fortë kanë krijuar avari në disa zona të bashkisë Shkodër. Grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës, për të garantuar rikthimin e energjisë në kohë rekord tek të gjithë abonentët. Elvis Murati, coordinator I rajonit nr. 4 bën të ditur se probleme ka patur pothuaj në të gjithë njësitë administrative, ndërsa energjia është rikthyer brenda të gjitha afateve.

Murati sqaron se nuk ka asnjë zonë në të cilën nuk është rikthyer energjia, pas avarive të shkaktuara nga moti I keq.

Edhe në Dobraç, një zonë që pati mjaft probleme, banorëve u është rikthyer energjia elektrike deri në orët e drekës. Shpesh, mijëra abonentë mbesin pa energji elektrike si shkak I rrjetit të amortizuar në zonat në të cilat jetojnë, një problem ky i cili nuk ka gjetur ende zgjidhje.

 

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: PD FITON 5 BASHKITË E QARKUT SHKODËR
Artikulli tjetërÇMIMI I NAFTËS, SHOFERËT: FRIKË SE RRITJA NUK DO TË NDALET