Situata me energjinë elektrike në bashkinë Shkodër dhe Vau Dejës pas stuhive të ditëve të fundit është normalizuar.
Shefi i sektorit teknik në njësinë Shkodër të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike Gjon Bala shprehet se defektet janë riparuar dhe aktualisht të gjithë fidrat janë në punë, bashkë me hidrovoret e Velipojës. Probleme të vogla thotë Bala ka vetëm me linjat e tensionit të ulët në qytetin e Shkodrës.Fshtrat tregon shefi i teknikës në OSHEE janë më problematikët. Atje ka vështirësi për shkak të hapësirave të mëdha në terren por edhe rrjetit të amortizuar dhe mungesës së investimeve. Gjithsesi në zonat ku mendohet se mund të ketë defekte në të ardhmen po ndërhyhet në mënyrë që të mos ketë më shkëputje të energjisë elektrike.Shumë fshatra të Shkodrës dhe Vau Dejësit qëndruan për një kohë të gjatë pa energji elektrike por pas ndërhyrjeve situata po shkon drejt normalizimit.