Falja e kamat vonesave për 126 mijë abonentët e OSHEE ose reduktimi i tyre nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse t’i shërbejë shtresave në nevojë.

Kështu shprehet administratori i OSHEE Ardian Çela. Kreu i OSHEE shprehet se nuk ka një rinisje të aksioneve për ata që vjedhin energjinë elektrike dhe se kjo nuk lidhet me festat e fundvitit. Kreu i OSHEE shprehet se nuk ka kohë për t’u marrë me akuzat që bën partia demokratike. Kushti i vetëm për ata që përfitojnë faljen e kamat vonesave është që sipas kushteve të kontratës të kenë paguar detyrimet brenda 6 muajve të fundit ndërsa efekti financiar përllogaritet në 155 milion dollar.

Artikulli paraprakKQZ I HEQ MANDATIN KRYEBASHKIAKUT RROSHI DHE DEPUTETËVE SELAMI-TAHIRI
Artikulli tjetër“MË SHUMË DASHURI NË SHTËPINË E FËMIJËS”