Ky është Pllumb Dardhaj i cili prej vitit 2006 la vendlindjen e tij në fshatin Kir të njësisë administrative Pult dhe së bashku me familjen e tij erdhën për të jetuar në Shkodër. Tre ditë përpara se të largohej nga kjo shtëpi rrjeti elektrik është shkëputur dhe nuk ka pasur energji elektrike tregon 53 vjeçari.

Në vitin 2019, 53 vjeçari u informua se kishte rreth 3 milion lekë fatura të papaguara të energjisë elektrike në kontratën që mban emrin e nënës së tij të shtëpisë në fshatin Kir, shtëpi kjo e pabanuar që në vitin 2006.

Pavarësisht se prej vitesh ka trokitur në dyert e OSHEE sërish ky qytetar nuk ka gjetur një zgjidhje ndërkohë që shuma e faturave të papaguara vijon të rritet. 53 vjeçari i bën thirrje OSHEE t’i japin një zgjidhje problemit të tij.

Artikulli paraprakMINISTRJA BILALI, NJËKOHËSISHT DREJTUESE POLITIKE E QARKUT SHKODËR THËRRET URGJENTISHT MBLEDHJE TË KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR DHE I BËN ‘PËR UJË TË FTOHTË’ PAS BOJKOTIT TË KËSHILLTARËVE SOCIALISTË.
Artikulli tjetërLAGJJA “MARK LULA” HARROHET NGA INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE