Afro 60 familje në lagjen “Xhabiej” janë të detyruar që të paguajnë 70 mijë lekë të vjetra më shumë nga sa kanë shpenzuar për energjinë elektrike. Banorët thonë se nuk kanë mundësi që t’i paguajnë.
Banorët thonë se OSHEE ka pranuar se është bërë një gabim por për ta nuk është e drejtë që të paguajnë më shumë.Disa prej tyre edhe pse ndodhen jashtë Shqipërisë faturohen dhe detyrohen të paguajnë kur vijnë në Shkodër.Banorët janë të vendosur për mos të paguar mbifaturimin me afro 70 mijë lekë të vjetra derisa vetë OSHEE të gjejë një zgjidhje.