OSHEE njësia Shkodër ka hedhur poshtë akuzat e partisë demokratike për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë fjalimit të kryetarit të PD Lulzim Basha.

Sipas shefi të mirëmbajtjes së teknikës në OSHEE Gjon Bala energjia është shkëputur vetëm 2 minuta dhe një orë siç pretendon PD dhe s’ka qenë e qëllimshme. Edhe kur ka qenë kryeministri Rama në dhjetorin e vitit të kaluar ka patur shkëputje të energjisë elektrike. Sipas Balës energjia elektrike është rikthyer gjatë fjalimit të kreut të PD Basha ndërsa thotë është furnizuar me energjinë e rrjetit dhe se nuk është e vërtetë se ka patur gjenerator. Po ashtu sipas OSHEE njësia Shkodër, partia demokratike më përpara nuk ka dërguar asnjë lloj shkrese zyrtare siç duhet të ndodh normalisht për takimin që do kishte lideri i PD Lulzim Basha me të rinjtë e FRPD në pallatin e sportit.

Artikulli paraprakFOTO-LAJM / FOTOJA E PARË ZYRTARE E TAKIMIT KERRY-RAMA
Artikulli tjetërFOTO-LAJM / KERRY TAKOHET ME LULZIM BASHËN