Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, njësia Shkodër i është përgjigjur abonentit Nikollë Ndreca nga Mali i Jushit i cili pak ditë më parë deklaroi se faturuesit nuk kanë bërë leximin e matësit të tij. Sipas OSHEE matësi është lexuar duke treguar edhe fotot e bëra dhe librin e leximeve. OSHEE njësia Shkodër fton qytetarët e Bashkisë Vau Dejës dhe Shkodër që në të gjitha rastet kur kanë ankesa të paraqiten për të marrë zgjidhjet e duhura.

Në zyrat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kohët e fundit ka një rënie të fluksit të ankesave si shkak edhe i nënshkrimit të akt-marrëveshjeve për të gjithë ata që më parë kishin borxhe ndaj OSHEE.

Artikulli paraprakBALLKANI NËN REGJIMIN E VATRAVE TË ZJARRIT
Artikulli tjetërFATURAT E OSHEE, ANKESA TË SHUMTA NGA BANORËT NË RRANXA