Grupet e OSHEE vijojnë punën në qytetin e Shkodrës për vendosjen e matësve në kuadër të vendimit për të hequr faturimin afrofe brenda këtij muaji.

Në Shkodër ishte kryeinxhinieri i rajonit për veriun Rezart Isufi. Brenda 30 qershorit s’do ketë më asnjë faturë aforfe dhe atyre qytetarëve që s’do pranojnë t’u instalohet matësi do t’i ndërpritet energjia elektrike. Lidhur me ankesat, kryeinxhinieri Isufi tha se në Shkodër nuk janë më shumë se 500 brenda 3-4 muajve. Në Shkodër kanë qenë 4800 abonentë që janë faturuar aforfe për shkak të mungesës së matësve të energjisë dhe brenda këtij muaji s’do të ketë më asnjë të tillë.

Artikulli paraprakMBETJET, TERTHORJA: VENDORËT TE MARRIN MASA, SITUATA NËN MONITORIM
Artikulli tjetërFJALORI I GJUHËS NË MALIN E ZI, JA REAGIMI I DEPUTETIT SHQIPTAR