Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmerise, per të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve.

Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojne grupet e gadishmërisë të OSHEE sh.a për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave per likuidimin e avarive ne rrjetin shperndares TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovoret, Objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj, të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit. Për sa i takon linjave të tensionit të lartë ekziston një situatë problematike në nënstacionin e Kuçit pasi linja 35 kV Smokthinë-Kuç është stakuar për shkak defekti. Zona e prekur Kuçi dhe Kallarati.

Rajonet me te prekura nga difektet jane:

Rajoni Tirane: Zall Bastar, Shenmeri, Vore pjeserisht, Kamez Pjeserisht, Shuopal, Mullet, Paskuqan, Valias, Shkoze, pjeserish Kombinat.

Rajoni Durres: Halil, Fushe Kruje, Borizane, Gepal, Gose, Spitalle, Golem, Hamallaj, Xhafzotaj, Bago, Nikel, Manze, Kruje pjeserisht

Rajoni Elbasan: Pjeserisht Stravaj, Orenje, Bradashesh, Funar, Tregan, Shales, Kajan, Rajoni Berat: Potom, Çepan, Backe, Kreshove, Lepan, Leshnje, Gjorgove,Tomorrice/ Skrapar,Fshatrat: Krorez, Stacioni Pompave, Dobrushe,Poshnje/Kucove

Rajoni Fier: Levan, Sheq I madh, Daullas, Fier, Mbrostar, Roskovec, Kallm, Ferme, Pjeserisht Ballsh Rajoni Gjirokaster: Kalivac, Suke, Lekel, Buz, Petran, Kosine, Qesarat.

Rajoni Kukes: Qytet Fierze, Malzi, Fajze, Betoshe,

Rajoni Shkoder : Pjeserisht Shkoder, Zues, Kallmet, Shengjin pjeserisht Rajoni Burrel: Kurdari, Sllove, Kraste Rajoni Vlore: Novosele, Radhime, Himare, Xhuherine, Amonice, Lepenice, Babice, Bolene, Orikum, Cerkovine,Selenice.

Rajoni Korce: Pjeserisht Erseke, Trebinje, Miras, Clirim/Erseke Grupet e gadishmerise po puojne per riparimin sa me shpejt te difekteve.

Ne disa rajone fidrat jane stakuar per mase sigurie qe kryesisht jane fidra rurale dhe rurale te thelle. Sikurse duket edhe ne tabela e konsumatoreve te prekur, difektet jane kryesisht ne zonat rurale , ku koha e keqe dhe terreni I thyer e ka rritur shkallen e veshtiresise se riparimit te diffekteve. Era ne keto zona ka fryre me shpejtesi mbi normat e lejuara 24 – 48km/h. Me permiresimin e motit dhe uljen e shpejtesise se eres do te rikthehet energjia ne zonat qe furnizohen nga fidrat e stakuar per mase sigurie, te cilat perbejne 35 % te fiderave te stakuar

TË DHENAT NGA KASKADA E DRINIT

(KESH) Situata paraqitet nën kontroll dhe prurjet aktuale po shfrytëzohen maksimalist për prodhim energjie përmes shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese. KESH ka inicuar dy procedura për shitjen në tregun e parregulluar të tepricave të energjisë së prodhuar nga prurjet e mëdha. Gjithashtu po shfrytëzohen maksimalisht përfitimet që rrjedhin nga marrëveshjet e shkëmbimit dhe depozitimit. Prodhimi ditor i 3 HEC-eve të Kaskadës është 13,000 MWh ndërsa rezerva energjitike e vendit shkon në 1,142 GWh. Tendenca në ulje e prurjeve anësore në bazenet e HEC Koman dhe HEC Vau Dejës ka vijuar edhe gjatë 12 orëve të fundit gjë që në kombinim me rregjimin e shfrytëzimit dhe të shkarkimeve të kontrolluara ka bërë të mundur që kuotat e këtyre liqeneve të mbahen brenda nivelit të lejuar të shfrytëzimit normal për periudhën.

Artikulli paraprakSITUATA SOT NE MENGJES – PËRMBYTJET NË SHKODËR: DY LAGJE NËN UJË, PROBLEMATIKË ANA E MALIT
Artikulli tjetërINFORMACION PËR SITUATËN AKTUALE NË BASHKINË SHKODËR