Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike ka marrë të gjitha masat për të siguruar furnizimin me energji gjatë ndërrimit të viteve.

Shefi i sektorit teknik në njësinë Shkodër Gjon Bala shprehet se grupet e terrenit janë të gatshme në rast të ndonjë defekti të mundshëm në zona të ndryshme. OSHEE përmes shefit të teknikës Bala deklaron se në bazë të punës që është bërë, masave pritet që të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike pavarësisht se ngarkesa është më e madhe. OSHEE edhe gjatë natës së krishtlindjes nuk ka patur defekte të shumta në zonën e Shkodrës dhe një gjë e tillë pritet edhe në ndërrimin e viteve. Një ndihmesë të madhe në furnizimin me energji elektrike kanë dhënë edhe investimet e bëra citin e fundit.

Artikulli paraprakPAJA: MJETET E LUKSIT 21 MIJË LEKË MË SHUMË
Artikulli tjetërKOMISIONI I EKONOMISË KALON PR/BUXHETIN 2017-të