Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike OSHEE ka shtuar kapacitetet për të eleminuar ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë sezonit turistik ku ngarkesa është më e madhe. Drejtori rajonal i OSHEE në Shkodër Armand Zhuka thotë se në fokus janë gjitha pikat turistike por edhe qyteti i Shkodrës.
Drejtori Zhuka shprehet se një ndërhyrje emergjente ishte në fshatin turistik të Thethit duke mundësuar tashmë furnizim të rregullt me energji elektrike për të gjitha bujtinat atje.