Pas kërkesës së banorëve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër ka nisur ndërhyrjet e para në rrjetin elektrik të lagjes Luguçesme.
Investimi iu shërben rreth 400 familjeve në këtë zonë, ndërsa shefi i mirëmbajtjes përmendi edhe disa lagje tjera ku po vijojnë paralelisht punimet. Për banorët e zonës, investimi në lagje ka qenë i domosdoshëm për shkak se rrjeti ka pësuar amortizime të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Të tjerë banorë shqetësohen gjithashtu për rrugën e amortizuar. Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Shkodër, duke përmendur këtu edhe bojkotin e zgjedhjeve në rast të moszgjidhjes së situatës. Pas zgjidhjes paraprake të problemit me rrjetin elektrik, vështirësia më e madhe e këtyre banorëve mbetet rruga e amortizuar dhe mungesa e rrjetit të kanalizimeve.