Treguesit e 8-Mujorit 2016, OSHEE: Niveli i humbjeve u ul në 28.1% Operatori i Shpërndarjes së Energjise Elektrike ka vijuar që të përmirësojë perfomancën edhe në 8 muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të OSHEE gjatë kësaj përiudhe ka pasur ulje të nivelit të humbjeve të energjisë elektrike në rrjet me reth 3.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë si dhe janë rritur arkëtimet, të cilat kanë kapur nivelin e 40.7 miliardë lekëve. Në 8 muajt e parë të 2016, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vijuar që të ulë nivelin e humbjeve në rrjet, të cilat kanë arritur në nivelin 28.1 % nga 31.7% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka ardhur falë investimeve të kryera në rrjet në nënstacione dhe kabina elektrike. Ulja e nivelit të humbjeve për periudhën janar-gusht 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është 3.6%. Nga të dhënat e 8 mujorit konstatohet se ka pasur një rritje edhe të nivelit të arkëtimeve, të cilat rezultojnë 40.7 miliardë lekë prej të cilave 2.6 miliard lekë janë nga aktmarrëveshjet, ndërsa 38.1 miliard lekë nga faturat kundrejt 35.6 miliardë lekë që u arkëtuan nga faturat në janr –gusht 2015. Gjatë periudhës janar-gusht ka pasur një numër të konsiderueshëm të lidhjeve të reja të energjisë dhe instalime të matësave elektrike, kryesisht në zonat më të mëdha urbane si në Tiranë, Durrës, Fier dhe Shkodër. Në 8 muaj janë nënshkruar 50.613 aktmarrëveshje të reja prej të cilave 46.238 i takojnë abonentëve familjarë, ndërsa 4.375 të tilla me abonentët biznes. NIVELI I HUMBJEVE Janar – Gusht 2015 31,7% Janar – Gusht 2016 28.1%

Artikulli paraprakVRASJA E NJERIUT ME NGJYRE NE SHBA,POLICIA PUBLIKON PAMJET
Artikulli tjetërLEZHE,SEKUESTROHEN 320 GRAM KOKAINE.ARRESTOHET POSEDUESI