Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paditur 11 abonentë në Tiranë, pasi vidhnin energji.
OSHEE njofton se skema më e përdorur është manipulimi i matesit përmes sistemit “urë”, pra kalimi i telit blu (shih fotot) në pozicion të tillë që matësi të regjistrojë 80% më pak konsum.
Gjatë kontrolleve në javën parë të tetorit u zbuluan 11 raste. Bie në sy fakti se vjedhja e energjisë elektrike ka ndodhur në objekte që ndodhen në qender të Tiranës (rr.Elbasanit, ish-Bllok, 21 Dhjetori, etj.)
Mes te proceduarve është një subjekt privat (furre buke), i cili kishte manipuluar matësin.
“Kontrollet vijojnë normalisht dhe nuk tolerojmë askënd. I bëjmë apel abonenteve të zgjedhin rrugën ligjore,
pagesën e faturave (në pamundësi, skemat me këste), dhe jo te abuzojne”- tha Klevis Jahaj, drejtor i Drejtorise Rajonale OSHEE Tiranë.
Në zbatim të nenit 137 te Kodit Penal ndëshkohen ata persona qe:
Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin. “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik
me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet në nenin 137.