Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka hartuar një plan masash sa i përket furnizimit me energji elektrike në pikën turistike të Velipojës.
OSHEE ka mobilizuar grupet e emergjencës duke vendosur punonjës 24 orë në gatishmëri , gjithashtu është ndërhyrë në riparimin e disa fidrave dhe janë ndërtuar 3 kabina të reja, duke eleminuar kështu transformatorët e vendosur nga subjektet private.Shefi i Sektorit Teknik në njësinë Shkodër të OSHEE Gjon Bala tregon për ndërhyrjet dhe riparimet që po bëjnë grupet e punës në terren. OSHEE do ti krijojë pushuesve në Velipojë dhe subjekteve private që operojnë në atë zone, kushte optimale lidhur me furnizimin e pandërprerë me energji elektrike thekson Bala. Sic bëhet e ditur në zonat ku do të ketë avari për shkak të ngarkesës është menduar që të ndërhyhet në cast, pasi shërbimet atje janë non stop ditën edhe natën.OSHEE ka mobilizuar dy grupe posacërisht për zonën e Velipojës, me qëllimin e vetëm që pushuesve tu ofrohet shërbim 24 orë dhe pa ndërrprerje i energjisë elektrike.