OSHEE po vijon aksionin kundër vjedhjes së energjisë në rajonin e Shkodrës
Në bashkëpunim me policinë po ushtrohen kontrolle keyesisht në zonat rurale. Nga aksioni i tanishëm, janë shoqëruar në komisariat 3 punonjës të OSHEE: Fatmir Selvija, Edmond Lishi dhe Aleksandër Rroku, si dhe 5 abonentë nga zona e Shkodrës Sadik Hyseni, Shyqyri Bilali, Ylber Stafa, Fahri Tusha dhe Pal Zef Marashi. Aksioni po vijon dhe deri më tani janë proceduar 31 persona për abuzim me ligjin.