Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikon të dhënat e treguesve të muajit shtator dhe rezultatet e arritura gjatë 9-mujorit të këtij viti. Sipas raportit të këtij institucioni gjatë kësaj periudhe ka pasur arritje pozitive dhe shtim të arkëtimeve.
OSHEE thotë se është rekord historik sa i takon uljes së nivelit të humbjeve në rrjet. Në 9 muaj janë arkëtuar 500 milion USD, ndërsa vetëm në muajin shtator rezulton të jenë arkëtuar 52 milion USD. OSHEE bën edhe një krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas saj ky vit ka futur në arka 150 milion USD më shumë se viti 2014 ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 200 milion USD më shumë. Një tjetër arritje që rëndit OSHEE ulja rekord në nivelin e humbjeve në rrjet. Në Shtator 2015, humbjet zbritën në nivelin 25.3%. Krahasuar me Shtator 2014 kemi 6.4 % më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 9.8% më pak humbje. Gjatë 9 muajve humbejt teknike dhe jo teknike kanë arriturne 31.1 % nga 38.7% në vitin 2014. Ndërkohë OSHEE deklaron se kompania e zgjeron planin e saj të investimeve nga fondet e veta. Shuma e planifikuar për investime në këtë vit ka arritur në 70 milionë USD dhe nga të dhënat e fundit rezulton se realizimi i investimeve është në masën 61%.