TË GJITHË DUHET TË DORËZOJNË LIBRAZAT PËR VERIFIKIMIN E GABIMEVE. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka qetësuar gjithë abonentët familjarë se nuk do të ndërpritet energjia elektrike nëse në sistemin e pagesës ata figurojnë debitorë, por këta i kanë paguar faturat.

OSHEE thotë se të gjithë abonentët që pretendojnë se kanë kryer likujdimin e faturës së energjisë elektrike, por që në sistemin e pagesës figurojnë debitorë, të paraqesin pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit dokumentacionin e nevojshëm që provon këtë fakt: librezën e vulosur dhe me firmë, mandat arkëtimin, kuponin tatimor. Sipas OSHEE, nëse abonenti i ka dokumentet e kërkuara që ka kryer pagesën, pavarësisht se ajo nuk ndodhet e reflektuar në sistem, ndaj tij nuk merret asnjë masë dhe gjendja e tij debitore fshihet nga sistemi. “Asnjë abonenti nuk i është kërkuar dhe as nuk i kërkohet që të paguajë dy herë për fatura që pretendon se janë të likujduara më pare. Kompania po merr masa për zgjerimin e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, duke hapur rreth 28 pika të reja, me orare të zgjatura, edhe në fundjave, në shërbim të abonentëve”, theksohet në një deklaratë të OSHEE. 

Artikulli paraprakPROÇESI I AKREDITIMIT TË UNIVERSITETEVE, I PAKTHYESHËM
Artikulli tjetërNË ITALI E SPANJË, LOJTARËT BËHEN BOKSIERË