Rreth 70 punonjës të OSHEE në Shkodër u bënë pjesë e nismës për dhurimin e gjakut për të sëmurët talasemikë në Shqipëri. Drejtori i OSHEE për rajonin e veriut Armand Zhuka tha se numri do të kishte qenë edhe më i madh i dhuruesve të gjakut nga OSHEE por punonjësit janë në terren për shkak të defekteve nga moti i përkeqësuar.
Ndërkohë në Shqipëri mungojnë afërsisht 15 mijë qese gjakut në vit për të plotësuar nevojat kombëtare shprehet mjeku transfuziolog i qendrës kombëtare të trasfuzionit të gjakut Endrit Susaj. Ndaj është mëse i nevojshëm thotë mjeku Susaj dhurimi vullnetar i gjakut nga popullata dhe institucionet.
Tashmë pritet që kjo nisëm për dhurimin e gjakut të vijojë edhe nga institucionet e tjera në Shkodër dhe gjithë vendin për të plotësuar numrin prej 60 mijë të qeseve të gjakut që nevojiten në rang kombëtar.