Xhevat Mollca nuk do të jetë më drejtori i OSHEE njësia Shkodër.

Ende pa bërë një vit në këtë detyrë Mollca është larguar nga ai pozicion duke u emëruar në një vend tjetër brenda familjes së OSHEE-së. Në këtë mënyrë kompania ka vendosur që ish-kreu Mollca të kalojë në një detyrë të re që është shef i lidhjeve të reja në drejtorinë rajonale të OSHEE që mbulon të gjithë veriun. Nuk ka ndodhur si më përpara me disa ish-drejtorë të tjerë të PS të cilët pasi janë larguar nga posti nuk janë pozicionuar në poste të tjera. Burime nga OSHEE bëjnë me dije se tashmë ka ardhur edhe drejtori i ri i OSHEE njësia Shkodër. Drejtoria rajonale ka prezantuar në vend të Mollcës, Luan Rosaj. Është një emër i ri për të gjithë duke qenë se nuk vjen nga brenda radhëve por është i komanduar nga qendra. Nga ana tjetër kreu rajonal Ersi Sulejmani vazhdon që të mbajë postin që ka. Sipas burimeve sëbashku me drejtorin e ri Rosaj për njësinë Shkodër kanë mbërritur nga Tirana edhe disa të tjerë të cilët pritet që të emërohen në poste të ndryshme drejtuese. Tashmë OSHEE vijon që të jetë një prej instuticioneve që nuk ka një stabilitet përsa i përket drejtuesve duke i ndërruar herë pas here. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e këtyre ndryshimeve por sipas burimeve është bërë jo vetëm për të patur një rrotacion por edhe për të futur një frymë të re që është menduar si e nevojshme për një performancë edhe më të mirë të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike.

Artikulli paraprakGREVISTËT: NA BËNË NJË VRASJE NË 17 ORËT E GREVËS
Artikulli tjetërRRITET NDIHMA EKONOMIKE, PËRFITIME DERI NË 8 MIJË LEKË