QË NË DITËN E DYTË BANORËT E PËRMBYTUR ËSHTË DASHUR TË PRESIN DISA ORË. Që në ditën e dytë ka patur vonesa të punonjësve të OSHEE në zyrat e shpërndara në komunat e Qarkut Shkodër ku do bëhet dorëzimi i dokumentacionit nga banorët që u përmbytën në vitet 2010-2011 dhe që përfitojnë faljen e faturave të energjisë elektrike nga OSHEE. Komuna e Bushatit është një prej tyre.
Nga sa bëhet e ditur kjo vonesë në zyrat e vëna në dispozicion nga komunat nga punonjësit e OSHEE ka ardhur për shkak të një mbledhje që e gjithë OSHEE, drejtuesit më të lartë por edhe punonjësit kanë bërë për situatën e ditëve të fundit.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/VvFb9wzuXMM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]