Partia Socialiste e Shkodrës do të ketë ndryshime në radhët e saj. Kështu Arvid Osja nuk do të jetë më kryetar në detyrë i PS Shkodër pasi strukturat drejtuese në Tiranë e kanë pranuar dorëheqjen e tij të paraqitur kohë më parë.

Osja qëndroi për pak kohë në detyrë në krye të PS pavarësisht se kishte paraqitur dorëheqjen deri në momentin që qendra do të emëronte një tjetër drejtues. Kështu në vend të Arvid Osjes tashmë kryetari i r ii PS Shkodër do të jetë Edmond Emini.

Ky i fundit është një emër i njohur në radhët e PS Shkodër. Aktualisht është drejtues i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër ndërsa këtë pozicion e ka patur edhe para disa vitesh. Tashm ajo që pritet këto ditë është vetëm prezantimi i këtij ndryshimi, pra pranimi i dorëheqjes të Osjes dhe zyrtarizimi i drejtuesit të ri Emini.

Sipas burimeve pritet që këto ditë prezantimi zyrtar të bëhet përpara strukturave të PS Shkodër. Sipas burimeve pritet që Osja të jetë pjesë e të tjera projekteve të mëdha në radhët e PS. Arvid Osja largohet nga drejtimi i PS pas një kohe relativisht të gjatë në krye të socialistëve shkodran, që nga maji i 2016. Nën drejtimin e tij PS Shkodër ka arritur rezultatin më të mirë për socialistët shkodran.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që vjen sepse pritet që në pak kohë ndryshime të ketë edhe në radhët e drejtorëve rajonal që kanë socialistët në Shkodër. Në fokus janë disa drejtori që janë kritikuar edhe në mbledhjet e strukturave të PS të cilat mund të pësojnë ndryshime.

Nga ana tjetër zgjedhjet vendore të qershorit po afrojnë gjithnjë e më shumë dhe socialistët po bëhen gati tashmë për të arritur një rezultat siç pretendojnë pozitiv.

Edhe pse është duket një mision i vështirë objektiv kanë fitimin e bashkisë Shkodër, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani pas viteve ’90. Një rezultat shumë më i mirë se në 2015-ën pritet edhe për këshillin bashkiak të Shkodrës ku synohet rritja e numrit të këshilltarëve socialist.

Artikulli paraprakUNESCO: LIRIA E MEDIAS NË EVROPËN JUGLINDORE NË RËNIE
Artikulli tjetërVRAU GRUAN ME ARMËN E SHËRBIMIT, GJYKATA LË NË BURG GARDISTIN ALKET ARAPAJ