Vllaznia do të presë këtë të mërkurë në “Loro Boriçi” Egnatian në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Në prag të këtij dueli, trajneri Qatip Osmani doli në konferencën e zakonshme për mediat, ku tha se është optimist se Vllaznia do të arrijë ta përmbysë Egnatian dhe do të kualifikohet në finalen e Kupës.
Edhe kapiteni Bekim Balaj tha se Vllaznia do të japë maksimumin për të shkuar në finale, edhe me ndihmën e tifozëve.
Gjysmëfinalja e kthimit mes Vllaznisë dhe Egnatias do të luhet këtë të mërkurë në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00.