Këtë javë I ftuar në studion e emisionit Star Sport është trajneri I Vllaznisë Qatip Osmani I cili foli më tepër rreth gjendjes dhe ecurisë së Vllaznisë. Trajneri Osmani u shpreh I kënaqur për rezultatet deri më tani pasi hapin rrugë për në katërshe por që ka akoma edhe shumë ndeshje për të qenë të sigurtë për këtë. I pyetur se pse zgjodhi Vllazninë kur ajo nuk ishte në momentin e saj të mirë Osmani tha se kishte vendosur të largohej nga Maqedonia dhe kur iu bë ftesa edhe pse situata nuk premtonte për rezultate të mira vendosi të vinte tek Vllaznia. Kur kemi vendosur të vijmë këtu e kemi marrë parasysh që kritika nga publiku do të kishte ndaj nuk jam penguar dhe kritikat duhen pranuar u shpreh trajneri Osmani. Sa I përket elementit të ri trajneri Osmani tha se duhet të gjendet momenti I duhur për ti aktivizuar këto lojtarë sepse Vllaznia ka elemente të rinj mjaft të mirë. Rreth merkatos trajneri Qatip Osmani tha se këto ditë pritet një afrim I ri ndërsa sa I përket emrit të Shkodran Mustafit osmani u shpreh se nik do ndodnjë gjë konkrete të arritur. Me përforcimet që do të vijnë elementi I ri nuk do të qëndrojë në hije u shpreh trajneri Qatip Osmani.

Artikulli paraprakPUBLIKOHET DEKLARATA QË 6 LIDERËT E RAJONIT E MIRATUAN SOT NË SHKUP
Artikulli tjetërNJË TËRMET I FUQISHËM PREJ 7 BALLË GODET KËTË SHTET