Vllaznia do të luajë të shtunën në një transfertë të vështirë si ajo e Rrogozhinës, ku do të ndeshet ndaj Egnatias vendase, e cila me meritë kryeson kampionatin pas javës së 14-të. Megjithatë, në kampin kuqeblu ka besim dhe optimizëm se mund t’ia dalin të marrin pikë ndaj Egnatias. Trajneri Qatip Osmani në konferencën e shtypit të prag-ndeshjes ndaj rrogozhinasve, u shpreh se në këtë duel duhet kujdes, pasi Egnatia nuk është rastësisht në krye të renditjes.
Osmani, i pyetur nëse është i kënaqur me një pikë ndaj Egnatias, u shpreh se barazimi bën punë në këtë ndeshje, por gjithsesi shtoi se Vllaznia do të futet në fushën e lojës me objektivin e qartë për ta fituar këtë duel.
Për ndeshjen ndaj Egnatias, Vllaznisë do t’i mungojë Esat Mala, por gjithashtu edhe Stojanoviç e Alivoda si pasojë e dëmtimeve.