Vllaznia do të luajë këtë të dielë ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj Dinamos. Kuqeblutë aktualisht janë jashtë objektivave të fillimit të sezonit dhe situata nuk është aspak e mirë në skuadër. Megjithatë, në ndeshjen me Dinamon pritet fitorja e kthesës. Një gjë të tillë e deklaroi edhe trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.
Trajneri Osmani foli edhe për merkaton, ku tha se Vllaznia do të ndërhyjë me patjetër në janar.
Një problem jo i vogël mbetet edhe “ftohja” e tifozërisë, të cilët janë larguar pothuajse plotësisht nga mbështetja e ekipit. Megjithatë, trajneri Osmani i kërkoi atyre që të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos do të luhet këtë të dielë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 17:00.