Vllaznia do të përballet të hënën në transfertë me Dinamon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superiore. Në prag të këtij dueli, trajneri i shkodranëve, Qatip Osmani, doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku tha se objektivi i vetëm ndaj Dinamos është fitorja.

Trajneri Osmani foli edhe për duelin e Kupës ndaj Erzenit, ku tha se ajo ndeshje është analizuar dhe gjatë këtyre ditëve është punuar me futbollistët për të riparuar gabimet e shfaqura.

Për ndeshjen ndaj Dinamos, Vllaznisë do t’i rikthehen nga dëmtimet Esin Hakaj dhe Lorik Boshnjaku.

Artikulli paraprakSHKODRA N’KARNAVAL! HUMOR, MUZIKË E NGJYRA!
Artikulli tjetërBESËLIDHJA NUK ARRIN TË FITOJË NË SHTËPI