Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it, gjeneral major Giovanni Pietro Barbano. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në lidhje me sigurinë në Kosovë, me theks të veçantë në veri dhe vijën kufitare me Serbinë.

“Presidentja Osmani falënderoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it për bashkërendimin dhe bashkëpunimin e afërt me institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, ajo mirëpriti vendimin e NATO-s për te shtuar numrin e ushtareve në kuadër të KFOR-it si sinjal i qartë ndaj Serbisë që të heq dorë nga destabilizimi dhe rrezikimi i sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, Osmani tha se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj që sfidat aktuale të sigurisë t’i tejkalojë me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë. Kujtojmë se sot, Osmani ka takuar edhe komandantin e FSK-së, gjeneral Bashkim Jasharin, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA PËRMBYLL SOT PRESIDENCËN E DYTË NË OKB
Artikulli tjetërNATO MIRATON DËRGIMIN E FORCAVE SHTESË NË KOSOVË, STOLTENBERG: PRISHTINA DHE BEOGRADI T’I …