Ministria e Administrit të Pushtetit Lokal i ka dorëzuar dje shkresë presidencës së Kosovës Vjosa Osmani përmes së cilës i kërkohet që të shpallë zgjedhjet në veri të vendit, pas dorëheqjes së kryetarëve në katër komuna atje.
Në shkresë, presidentes i kërkohet që t’i shpallë zgjedhjet pas dorëheqjes së kryetarëve në komunën e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zunik Potokut dhe Leposaviqit.
Ndërkohë ditën e sotme në Paris pritet të zhvillohen takime të ndara mes shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell Kurtit dhe Vuçiç. Në fokus të bisedimeve priten të jetë tensionet në veri të Kosovës si dhe dialogu mes dy vendeve. Ditën e djeshme dy krerët e Kosovës zhvilluan një takim me Presidentin Macron. Pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë dalë me një komunikatë të përbashkët, ku thuhet se me Macron është diskutuar partneriteti në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.
Gjithashtu një takim pati edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç me Presidentin Macron.
Rishtazi, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit janë ende me tensione për shkak të vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për targat brenda territorit të Kosovës. Veriu i Kosovës pati tensione, protesta, dorëheqje të kreut të listës serbe dhe deputetëve në veri madje edhe mungesë përkrahjeje nga ndërkombëtarët. I nxitur nga këto tensione, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk do tërhiqet nga ky vendim dhe çdo provokim nga ana e Serbisë bëhet me qëllim prishjen e marrëveshjeve të 2013 madje dhe tentativë për t’iu shmangur negociatave për propozimin franko-gjerman.