Shkolla e mesme “Oso Kuka” në Shkodër ka çelur siparin e aktiviteteve në kuadër të festës së frankofonisë në 20 mars. Aktiviteti I parë konsistoi në organizimin e dy ndeshjeve në volejboll dhe basketboll mes nxënësve të seksioni dygjuhës nga shkolla “Oso Kuka” dhe disa shkollave me të njejtin program nga Podgorica e Malit të Zi. Lindita Trashani, mësuese e gjuhës frënge dhe presidente e shoqatës së mësuesve të gjuhës frënge të Shqipërisë vlerësoi këtë bashkëpunim frytdhënës.

Pas përfundimit të ndeshjeve, nxënësit nga Mali I Zi vizituan disa nga pikat turistike të qytetit të Shkodrës, ndërsa javën tjetër nxënësit shkodranë do të kthejnë vizitën për të luajtur edhe ndeshjet e kthimit në Podgoricë.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA FITORE ME VLERË ME KAMZËN
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 99- VJETORI I VDEKJES SË LUIGJ GURAKUQIT