Shkolla e mesme “ Oso Kuka” në qytetin e Shkodrës ka organizuar ditën e dyerve të hapura, duke ftuar nxënësit e klasave të nënta të bëhen pjese e seksionit dy gjuhësh frengjisht-shqip. Teuta Çoku, drejtore e gjimnazit tregon se një pjesë e mirë e studentëve të cilët kanë studiuar në seksionin e gjuhës franceze, tashmë janë bërë pjesë e tregut të punës në Francë.

E ftuar në ditën e dyerve të hapura ishte Amelie Lombardini, atashe e koperimit për gjuhën franceze në ambasën franceze, e cila fton të gjithë nxënësit të zgjedhin seksionin e gjuhës franceze pasi është një mundësi e mirë për ta.

Në gjimnazin Oso Kuka janë rreth 100 nxënës të cilët kanë zgjedhur të studiojnë seksionin dy gjuhësh frengjisht-shqip.

Artikulli paraprakDËMTOHET SËRISH URA E VJETËR E BUNËS
Artikulli tjetër“ART FEST LISSUS” 2024