Projekti “Jeto me sportin” prej tre vitesh po jep rezultate konkrete në Bashkinë e Shkodrës. Aktualisht, ai po zbatohet në tre shkolla, të cilat falë investimit, bashkëfinancim i Bashkisë Shkodër dhe Fondit të Zhvillimit të

Rajoneve, brenda një kohe të shkurtër, do të kenë terrene të reja sportive në standarte optimale.Gjimnazi “Oso Kuka” është njëri nga tre përfituesit e fondit të përgjithshëm 315 milion lekë.

Ndërhyrja do të jetë e plotë në oborrin para dhe pas shkollës, ku do të ndërtohet një fushë mini- futbolli, një basketbolli dhe një tjetër volejbolli.

Përveç terreneve sportive, do të ketë edhe hapësira të gjelbra dhe akomodimi për nxënës e mësues të shkollës.Investimet në shkollën “Oso Kuka” kanë nisur që në vitin 2016 dhe do të vazhdojnë me të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.

Vitin e kaluar, kjo shkollë u pajis me një kaldajë duke zgjidhur problemin e ngrohjes dhe sipas mësuesve dhe nxënësve, funksionimi i saj ka qenë optimal.

Artikulli paraprakSHTYHET NË ORA 17:00 MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK
Artikulli tjetërSHKODËR, TË RINJTË NJIHEN ME KRIMET E DIKTATURËS