Harta e re gjyqësore ka shtuar kaosin në sistemin e drejtësisë në Lezhë, pasi nuk është shoqëruar me logjistiken e nevojshme dhe shtim të numrit të gjyqtareve.Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomes Vendore të Avokatisë Elton Laska, sipas të cilit në Gjykaten e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Lezhë kanë ngelur vetëm 3 gjyqtar nga 12 që duhet të ishin dhe kjo po sjell vonesa në gjykim për qytetaret.

Kreu i Dhomes Vendore të Avokatisë në Lezhë Elton Laska, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të zgjidhe problemin e ambjenteve të cilat janë të kufizuara si dhe të plotësohet me gjyqtar.

Me harten e re gjyqësore e cila nisi zbatimin me 1 maj të këtij viti, Gjykata e Lezhës i shërben të gjithë qarkut dhe numri i çështjeve gjyqësore që shyrtohen në një ditë arrin deri në 80, numer realitivisht i lartë për shkak të mungeses së gjyqtareve.

Artikulli paraprakVLLAZNIA HUMBET ME PËRMBYSJE NË LAÇ
Artikulli tjetërZJARRI NË DUDAS, FAMILJARËT: NUK VLERËSUAN DËMET