Zonat ku qytetaret nuk paguajnë taksat dhe tarifat vendore të pakten deri në masen 80% nuk do të marrin shërbime dhe investime nga Bashkia Lezhë.Paralajmerimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu gjatë mbledhjes së radhes të Këshillit Bashkiak.Prioritet i pushtetit vendor përsa i përket investimeve do të jenë zonat që gjenerojnë më shumë të ardhura për arken e bashkisë, siç është Shëngjini tha Ndreu.

Ndërtimi i Ujësjellësit të Ri është prioriteti kryesor për zonen turistike të Shëngjinin, e më pas do të ndërhyhet në infrastrukturen rrugore dhe dizenjimin e këtij qyteti turistik, i cili pret çdo vit mijera vizitor vendas dhe të huaj.

Artikulli paraprakPAK, PALOKA: KEMI PROBLEME TË SHUMTA
Artikulli tjetërPROBLEMATIKAT E TURIZMIT NË LEZHË