Policia rrugore gjatë javës që lamë pas ka vënë në pranga 59 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Nga kontrollet janë konstatuar dhe arrestuar për drejtim mjeti të parregullt 59 drejtues mjetesh dhe motomjetesh nga të cilët 22 në gjendje të dehur dhe 37 të pa pajisur me leje drejtimi.

Janë proceduar administrativisht 46 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi. Janë proceduar administrativisht për mospërdorim të kaskës mbrojtëse 545 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh.

Ndërsa u proceduan administrativisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit 657 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme. Gjithashtu janë proceduar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësoreve 197 drejtues mjetesh.

Janë ndëshkuar edhe 1236 drejtues mjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare. Si dhe janë vendosur 3578 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprakTRAFIKONIN DROGË NGA ITALIA DREJT KROACISË, ARRESTOHEN TË RINJTË SHQIPTARË
Artikulli tjetërSAIMIR STRATI BËN PORTRETIN E ATATURKUT ME 250 MIJË VIDA