Markata e Mishit në Rus nuk do të hapet pa plotësuar të gjitha kushtet higjenike. Kjo është deklarata e drejtores së komanduar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Hasije Sadria. Sipas kësaj të fundit, të gjithë subjekteve në Markatën e Mishit u janë shpërndarë formularë për plotësimin e kushteve. Pa plotësimin e tyre, rrezikohet edhe hapja e Markatës, por sidomos në veçanti e subjeketeve të personalizuara.

Ndërkohë, Sadria bën me dije se fal një bashkëpunimi që është bërë edhe me Bashkinë Shkodër, është bërë e mundur një ndërhurje totale e markatës, për të siguruar konsumatorin shkodran. Sipas saj, është bërë një punë e mirë në kanalizime e më gjerë. 

Markata e Mishit në Shkodër vijon të jetë e bllokuar prej tre muajsh për shkak të mungesës së kushteve higjenike të tregtimit të mishit. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 90 ditë ku kanë filluar punimet për rikonstruksionin, drita jeshile për hapjen e tij akoma nuk është dhënë. Përderisa, tregtarët prej kohësh kanë përfunduar investimet në dyqanet e tyre.

Artikulli paraprakHOT I RI, MUNGESË E ZAKONSHME E ENERGJISË
Artikulli tjetërFËMIJET NË GJENDJE RRUGE DREJT JETIMORES