Problemet me furnizmin me energji elektrike dhe degradimi i rrugës që lidh Fushë-Milotin me superstraden Lezhë-Milot, ngriti në protestë banoret.Segmenti rrugor me gjatësi rreth 5 km është dëmtuar plotësisht, pasi asfalti është çarë në disa pika dhe janë hapur gropa të madha.Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që marrin inerte në Lumin Mat kanë dëmtuar rrugen, thonë banoret e Fushë Milotit.

Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, janë një tjeter shqetësim i banoreve të Fushë-Milotit.

Që prej ndërtimit të rruges së re nacionale Lezhë-Laç, ky segment rrugor është lënë jashtë vemendjes nga institucionet përgjegjesë, ndërsa mungesë investimesh ka dhe në rrjetin elektrik.Nëse kërkesat e tyre nuk do të marrin vemendje, banoret paralajmerojnë përshkallëzim të reagimit të tyre deri në bllokim të superstrades.

 

Artikulli paraprakHEDHJA E MBETURINAVE NË URËN E BARDHAJVE
Artikulli tjetër“NUK DEPOZITOJMË ASNJË DOKUMENT SHTESË”, PËRFAQËSUESI LIGJOR I ALIBEAJT: KQZ TË VENDOSË TANI, LOJËRAT POLITIKE S’KANË VEND KËTU