Nuk janë pamjet e ndonjë fshati, por të bllokut të banimit ngjitur me malin e Shelbuemit në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës. Pa rrugë, ndriçim dhe probleme me furnizimin me energji elektrike.Kjo është situata në këtë bllok banimi që ndodhet 2 km larg qendres së qytetit. Janë taksapagues të rregull, por shërbim nuk marrin.Mungesa e investimeve ju ka vështiresuar jetesen banoreve të cilët thonë, se janë detyruar të ndërhynë vete që rruga të bëhet e kalueshme.
Banoret kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve të majit, pasi premtimet për ndërhyrje kanë rezultuar në vazhdëmësi gënjeshtra.
Në shumë zona të qytetit të Lezhës ka probleme me infrastrukturen dhe nuk do të ketë ndërhyrje pa realizuar projektin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza që pritet të nisë së shpejti.