841 familje të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019 në Kurbin rrezikojnë të ngelin në qiell të hapur, pasi shtëpitë nuk ju janë rindërtuar ende dhe prej 7 muajsh nuk po ju paguhet as bonusi i qirase.Të shqetësuar banoret thonë se askush nuk ju jep përgjigje për situaten e krijuar, ndërsa po i xjerrin nga shtëpitë ku jetojnë aktualisht, pasi nuk kanë mundësi financiare të paguajnë qiranë.Në këto kushte ata kërkojnë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.

E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Kurbin bën me dije se fondi për bonusin e qirasë i cili kap vleren e 15 milion lekëve të reja prej muajit prill nuk është alokuar nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së linjes dhe njesia vendore nuk ka të ardhura që ta përballoje vete këtë pagese.Ndërkohë Kurbini ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i vitit 2019, i cili la të pastrehe afro 2 mijë familje dhe aktualisht më shumë se gjysma e tyre kanë hyrë në shtëpitë e reja, ndërsa proçesi i rindërtimit po vijon.

Artikulli paraprakTEREZE LEKA, MJESHTRIA E ELEKTROMOTORAVE
Artikulli tjetërSHTYHET SEANCA PËR IGOR KOKUNOV, I AKUZUAR PËR 30 VRASJE NË RUSI